Rritet eksporti e ulet importi në Kosovë

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 11:50
Rritet eksporti e ulet importi në Kosovë

Shteti i Kosovës në korrik të këtij viti ka shënuar deficit më të ulët tregtar në krahasim me korrikun e vitit 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-11.0%), gjegjësisht në vlerë prej 263.7 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 296.4 milionë Eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 13.9%.

Kosova arriti të eksportoj mallra në korrik të vitit 2020 në vlerë 42.6 milionë euro, kruse importoj 306.3 milionë euro, sipas të dhënave të ASK.

Sipas këtyre shifrave, eksporti ka shënuar rritje për 5.4%, kurse importi për 9.1% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)