Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli: VV’ja 48%, PDK 20%, LDK 17% dhe AAK 6%

  • A.P /
  • 07 June 2026 - 19:00
Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli: VV’ja 48%, PDK 20%, LDK 17% dhe AAK 6%

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lidhur me këtë,  është publikuar Exit Polli.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 48.7% të votave, sipas një projeksioni.

Sipas këtij projeksioni, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.00% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17.4%.

Aleanca, sipas këtij projeksioni, do t’i marrë 6.2% të votave.

(Kosova Sot Online)