Këto janë hapat që KQZ ka ndërmarrë për sot

  • A.P /
  • 07 June 2026 - 07:22
Këto janë hapat që KQZ ka ndërmarrë për sot

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar për hapat e fundit që KQZ  ka ndërmarrë para fillimit të votimit, të dielën, në orën 07:00 të mëngjesit.

“Sipas planifikimeve, materialet zgjedhore që janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit do të shpërndahen, si zakonisht, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës për në qendrat e votimit. Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 7 qershor është 949, prej të cilave 911 për votimin e rregullt me 2,498 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, njoftoi Elezi.

Elezi ka treguar se për administrim të rregullt të procesit zgjedhor, në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të funksionalizojë dhomën operative, e cila funksionon me pjesëmarrjen e zhytarëve të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

KQZ në ditën e zgjedhjeve, krahas organizimit të procesit të votimit në vendvotime të rregullta dhe me kusht, do të angazhojë rreth 300 anëtarë në kuadër të 72 ekipeve mobile për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrën ku janë caktuar për të votuar.

Për ecurinë e procesit zgjedhor, KQZ do të mbajë konferenca të rregullta për mediat, të planifikuara në disa orare: 08:00; 11:30; 15:30 dhe 19:30.

(Kosova Sot Online)