Kosovarët ja mësyejnë bregdetit, krijohen kolona të gjata

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:08
Kosovarët ja mësyejnë bregdetit, krijohen kolona të gjata

Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit.

Shkaku i trafikut mësohet të jetë bërë rrezja e ngushtë e hyrjes në Urën e Drinit të Zi.

Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë –Kukës, ku një pjesë e madhe janë pushues nga Kosova.

Përmendim se një problematikë e tillë u shënua disa ditë më parë në pikën doganore të Kakavijës ku radha e automjeteve kishte arritur 25km.

(Kosova Sot Online)