Situata me Covid-19 në Kosovë: Mbi 3 mijë e 500 raste aktive

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 08:54
Situata me Covid-19 në Kosovë: Mbi 3 mijë e 500 raste aktive

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Në Kosovë janë 3 mijë e 571 raste aktiv me koronavirus, prej të cilëve 516 janë duke u trajtuar në spitalet publike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 12 mijë e 168 raste pozitive, nga mbi 46 mijë e 500 të testuar që nga muaji shkurt.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve të vdekjes është 457 persona

Në anën tjetër SHSKUK ka njoftuar se 516 pacientë po trajtohen për Covid-19 prej të cilëve 18 janë në respiratorë, 27 me CPAP dhe 347 po trajtohen me oksigjenoterapi.  .

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

(Kosova Sot Online)