Lexoni edhe:
Rreth 50 mijë persona u testuan për koronavirus në Kosovë
Të shtunën në Prishtinë një person ka gjuajtur me armë zjarri, ku si pasojë, ka plagosur një tjetër
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari ka plagosur viktimën dhe është larguar.
Rreth 50 mijë persona u testuan për koronavirus në KosovëLexoni edhe:
“Viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thekson policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se nga gjuajtja me armë, është dëmtuar edhe një veturë.
“Nga të shtëna e armës, është dëmtuar vetura e një viktime tjetër mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)