Rreth 50 mijë persona u testuan për koronavirus në Kosovë

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:17
Rreth 50 mijë persona u testuan për koronavirus në Kosovë

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 12 mijë e 337 nga 46 mijë e 907 persona të testuar  që nga muaji shkurt, dhe 457 raste të vdekjes.

Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve të vdekjes është 457 persona

Në anën tjetër SHSKUK ka njoftuar se 516 pacientë po trajtohen për Covid-19 prej të cilëve 18 janë në respiratorë, 27 me CPAP dhe 347 po trajtohen me oksigjenoterapi.  .

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

(Kosova Sot Online)