Deçanasi del në mes të ditës me kallash në rrugë

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 11:49
Deçanasi del në mes të ditës me kallash në rrugë

Policia ka arrestuar një person pasi kishte dalë në rrugë me armë derisa ishte nën ndikim të alkoolit

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Gramaqel të Deçanit, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në rrugë me armë dhe nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka konfiskuar armën me një karikator me 10 fishekë, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Nga i njëjti është konfiskuar arma AK-47 me një karikator me 10 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson policia.


(Kosova Sot Online)