OBSH tregon a duhet të mbajnë maska fëmijët mbi moshën 12-vjeçare

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 16:27
OBSH tregon a duhet të mbajnë maska fëmijët mbi moshën 12-vjeçare

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmijët e moshës-12 vjeçare dhe përmbi duhet të mbajnë maska për të ndihmuar në ndaljen e përhapjes së pandemisë.

Maskat duhet të mbahen kur nuk mund të garantohet distancimi prej 1 metri dhe ku ka përhapje të madhe të virusit, ka thënë kjo organizatë, shkruan The Guardian.

Kjo është hera e parë që OBSH-ja ka dhënë këshilla për mbajtjen e maskave nga fëmijët dhe vjen vetëm dy javë para se të fillojë mësimi nëpër shkolla.

OBSH-ja gjithashtu ka thënë se duhen më shumë të dhëna sa i përket rolit të fëmijëve dhe adoleshentëve në përhapjen e virusit.

Fëmijët që janë nën moshën pesë vjeçe nuk duhet të mbajnë detyrimisht maska për shkak të sigurisë dhe interesit të përgjithshëm të fëmijës.

(Kosova Sot Online)