Një rrahje ka ndodhur mes disa personave

  • A.P /
  • 12 May 2026 - 15:50
Një rrahje ka ndodhur mes disa personave

Një rrahje mes disa personave raportohet se ka ndodhur sot në Skenderaj, te Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Sipas burimeve të SkenderajLive, në rrahje janë përfshirë disa persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë shëndetësor, pasi ndihma e parë iu dha në QKMF-në.

(Kosova Sot Online)