Dënohet me 50 vjet burgim vrasësi i gazetares

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 18:05
Dënohet me 50 vjet burgim vrasësi i gazetares

Huan Karlos Moreno një burrë nga Meksika  është dënuar me 50 vjet burgim për vrasjen e gazetares , Miroslava Breach,  e cila punonte në gazetën kombëtare “ La Jornata”  dhe merrej kryesisht me raportimet rreth trafikimit të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Ajo ishte në mesin e 11 gazetarëve të vrarë në Meksikë në vitin 2017.

Prokurorët  e rastit, thanë se dënimi i gjatë me burg prej 50 viteve për Huan Karlos Moreno  vendoset si një rast i pa precedent,  pasi është  kryer krimi  vrasje  me paramendim, duke mohuar lirinë e shprehjes, pasi gazetarja Breach  kishte marrë edhe mesazhe kërcënuese.

Ajo u vra me tetë plumba në makinë. Bashkë me të kishte qenë edhe djali i saj, por ai nuk u lëndua,shkruan BBC.

Vrasja e gazetares kishte ngjallur edhe reagime të ashpra. Atje pati edhe protesta ku kërkohej dënimi maksimal për vrasësin.

(Kosova Sot Online)