Diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh, ky është moti për fundin e gushtit

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 08:27
Diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh, ky është moti për fundin e gushtit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do t;i ketë vlerat e larta.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

(Kosova Sot Online)