Kështu funksionojnë bandat që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës

Kështu funksionojnë bandat që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës
Kështu funksionojnë bandat që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 August 2020 - 07:46

“Shikoni vetëm lojërat dhe pazaret e pista që i bëjnë këta kopilë të kopilhanes, sillen e sillen vetëm qëllimin e kanë të kapja e pushtetit që me pas të forcojnë hallakat e zinxhirit që të mos këputën dhe të forcojnë pushtetin me kryebanditët dhe bandat mafioze. Është për të ardhur keq se përse këta banda dhe banditët e bandave politike nuk e mendojnë një gjë se u ka dal boja dhe nuk i do populli. Si i zgjodhën presidentët e vendit ose kryeministrat deri tani. Le të thotë dikush që njeri u zgjodh pa pazare të pista, ne i kuptojmë marrëveshjet, koalicionet, por kjo as përafërsisht nuk ka ngjarë në Kosovë,pos pazareve të pista. Kryebanditët dhe bandat politike kurrë nuk mbledhin vota të mjaftueshme, as sa një mëhallë dhe i turren pushtetit, për president, për kryeministër dhe kryetar të mezlishtit dhe duke u futur lloj-lloj analfabeti,matrapazi,banditë, hajni dhe si mundë të shkoj vendi përpara me këtë bërllok ose t´i themi me këtë pleh, si mundë të zhvillohet ekonomia me këta qelbësira?”.

-Në Kosovë nuk kanë të ndalur pazaret e pista të bandave politike. Ky pazar I pistë edhe njëherë dëshmon se kryebanditët e bandave politike e kanë në gjak oreksin për pushtet dhe hajni. Nga kjo mendje e sëmurë e këtyre pazarexhive shumë po i kushton Kosovës dhe në përgjithësi taksapaguesve, se këta po dëmtohen dhe në anën tjetër kryebanditët po e përsëris dhe ripërsëris, se këta kryebanditët e bandave politike edhe më tej po i trashin xhepat dhe po e forcojnë pasurin e haram e paçin!

Grupet mafio-oligarkësh të sojit banditesk që janë të lidhur me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, së pari i ndërsejnë tellallët e tyre brenda kësaj bande banditësh që të nominojnë kryebanditët për president të vendit dhe pastaj lehin nëpër sokaqe për ta bërë temë diskutimi dhe për të bërë hallakamë Kosovën. Dhe krejt në fund po dëmtohet buxheti i Republikës së Kosovës.

Vetëm ndaluni dhe me gjakftohtësi analizoni se si këtyre bandave dhe kryebanditëve të këtyre bandave aspak nuk i intereson gjendja aktuale në Kosovë,që çdo ditë vdesin njerëzit nga kjo murtaja e zezë- virusi, kurse kryebanditëve dhe atyre langonjve që janë të strehuar në këtë kope bandash nuk ju intereson fare papunësia, shkatërrimi i ekonomisë që është shtrirë në tokë dhe as që parashikojnë se po përshkallëzohet më tej kriza,por këtyre bandave dhe këtyre kryebanditëve u intereson bajraktarizmi,hajnia dhe pushteti. Po vërtetohet ajo thënia e popullit se :"turpi nuk paska brirë" dhe vërtetë po dëshmohet kjo pafytyrësi e këtyre matrapazëve që vrapojnë pas hajnisë si langonjtë pas mercinave. Fare nuk mendojnë se çfarë gjendje të mjerueshme ka qytetari i Kosovës, që nuk kanë bukë në sofër për t´i shtruar fëmijëve, sepse këto banda nuk e kanë këtë hall sepse këta kryebanditët dhe langonjtë që i kanë rrotull kanë siguruar pasuri për 30 breza dhe janë bërë super milionerë. E barra e përgjegjësisë për këtë plaçkitje të popullit dhe të shtetit bie në ata mjeranët dhe qyqarët e sistemit të kalbur gjyqësor që jo vetëm që nuk i burgos këta kryebanditë dhe banditët,por as që i trazon.

Nuk është për tu habitur se këtu ka gisht edhe Harambashi i Brojës në këto ndërsymje që kinse banda e tij të del si lojtari kyç, por kësaj lojë të pistë të këtyre matrapazëve nuk i dihet fundi se është dëshmuar dhe jemi dëshmitar të kohës se harambashi i Brojës dhe ai kopili i kopilave të Titos, Isa Mustafa dinë të zhdredhin lëmshin e matrapazëve sepse kjo u buron nga gjaku i tyre dhe nga mendja e sëmurë,këta janë merimanga e zezë e vendit, prandaj të gjitha këto pazare të këtyre bandave dhe kryebanditëve e rëndojnë vendin dhe interesin e qytetarit. Për të shpëtuar vendi njëherë e përgjithmonë nga kjo kolerë e zezë duhet shporrur këta matrapaz nga politika dhe secili të shkoj në zanatin e tyre të mëparshëm sepse ky nuk është zanati i tyre, e kanë gabuar udhën: Udha e hajnisë nuk i kontribuon as vendit e as qytetarit, prandaj, çka është boll, është boll që t´i ndalin këto pazare të pista sa nuk i ka zënë hataja. Në këtë lojë të pistë është i ndërsyer edhe ai këlyshi i vogël dhe Poterexhiu, që quhet Driton Selmanaj, por ai leh me dajak e në kurriz të tjetërkujt”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".