Gjilani me 10 raste të reja COVID-19, por pa asnjë mostër në pritje

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:24
Gjilani me 10 raste të reja COVID-19, por pa asnjë mostër në pritje

Komuna e Gjilanit në 24 orët e fundit ka regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus dhe po aq të shëruar.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se lajmi i mirë është se nuk kanë asnjë mostër në pritje.

“I kemi 10 raste të reja pozitive me COVID-19, por 10 të shëruar. Lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për testim në Gjilan. Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)