COVID-19 në Spitalin e Gjakovës: 28 pacientë janë me oksigjenoterapi

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 09:59
COVID-19 në Spitalin e Gjakovës: 28 pacientë janë me oksigjenoterapi

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, ende ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët po trajtohen për COVID-19.

Në raportin 24-orësh të këtij spitali të datës 24 gusht thuhet se 52 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid. Nga ta 43 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv, 9 pacientë do të testohen.

Ndërkohë, 28 pacientë janë me oksigjenoterapi, si dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.

COVID pozitiv aktiv janë: 6 mjekë, 16 infermiere dhe 2 staf mbështetës.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, apelon Spitali.

(Kosova Sot Online)