Personi që vrau mbi 50 njerëz në dy xhami në Zelandë të Re po planifikonte një sulm të tretë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:52
Personi që vrau mbi 50 njerëz në dy xhami në Zelandë të Re po planifikonte një sulm të tretë

Personi që vrau 51 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re në vitin 2019 kishte në plan të sulmonte një xhami të tretë.

Brenton Tuarant gjithashtu planifikoi të digjte xhamitë, duke dashur të “shkaktojë sa më shumë viktima”, raporton BBC.

Australiani ka pranuar fajësinë për 51 akuza për vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

Ai do të përballet me burg të përjetshëm, ndoshta pa ankesë, një dënim i shqiptuar si kurrë më parë në Zelandën e Re.

Në sulmet, pjesë të të cilave burri i armatosur transmetonte live në internet, u pa duke hapur zjarr në dy xhami në Christchurch, më 15 mars të vitit të kaluar.

Ai së pari shkoi në xhaminë Al Noor, duke gjuajtur në njerëz që marrin pjesë në lutjet e së premtes. Ndërsa vazhdoi rreth 5 km në xhaminë e Linwood dhe vrau më shumë njerëz.

Sulmi bëri që Zelanda e Re të bënte ndryshime të shpejta në ligjet e saj për armë.

(Kosova Sot Online)