Mjaft me dhunimin e shtetit të Kosovës nga provokimet e popave të Kishës Ortodokse serbe

Mjaft me dhunimin e shtetit të Kosovës nga provokimet e popave të Kishës Ortodokse serbe

Gani Qarri

  • 24 August 2020 - 07:43

Shkruan: Gani Qarri

“Ka ardhur koha që kjo kastë totalisht e degjeneruar politike e Kosovës, o të vetëdijesohet dhe ta ndryshojë menjëherë edhe pse me shumë vonesë, Kushtetutën e vendit tonë, në mënyrë që në pakon e Reformës Kushtetuese të përfshihet, pikërisht zhbërja e sovranitetit të dyfishtë në shtetin e Kosovës, me popat dhe shtetin serb, që në mënyrë indirekte nga po kjo udhëheqje e kriminalizuar edhe me marrëveshje politike i është ofruar Kishës Ortodokse dhe shtetit të Serbisë, o këta njerëz duhet të shkojnë përfundimisht në burg dhe të mos e shohin më dritën me sy, për shkak të tradhtisë dhe shkeljes me të dy këmbët, të sovranitetit të vendit dhe interesave shtetërore e kombëtare të Kosovës”.

Përderisa në gjithë botën, prijësit e ndershëm fetar bëhen shembull i zbutjes së tensioneve dhe tejkalimit të pengesave për të ecur njerëzimi përpara dhe ndihmuar perspektivën e jetës së banorëve të çdo përkatësie, vetëm kisha serbe, kur bëhet fjalë për lidhjen e shqiptarëve, e veçanërisht rrugën Deçan-Plavë, që është shumë më e vjetër se sa edhe vetë kisha ortodokse, këmbëngul me çdo mjet dhe mundësi për ngufatjen e saj dhe pengimin me çdo kusht, të zhvillimit të cilës do pjesë të Kosovës, politikanët e shitur të të cilës kanë ndarë edhe sovranitetit e vendit me popat dhe shtetin e Serbisë okupatore. Ndaj pas pengesave më të reja veçanërisht për vijimin e punimeve në rrugën Deçan Plavë, është bërë mese i domosdoshëm dhe nevojë e patejkalueshme, ndryshimi urgjent i qasjes së institucioneve të shtetit, ndaj pasurisë publike dhe pronave të bashkësive fetare, sikurse është rasti i pronave të falura Kishës Ortodokse serbe, që të trajtohen njësoj dhe të barabarta, njëjtë sikur pronat e përkatësive të tjera fetare në Kosovë. Kjo para së gjithash për vet nevojën prioritare, që ka vendi, dhe njerëzit e këtij vendi,të eliminohen sa më parë, pengesat në funksionimin e shtetit dhe sovranitetit të dyfishtë në shtetin e Kosovës edhe nga një shtet tjetër, siç është ish shteti okupator Serbia, kur tanimë është bërë shumë problematike edhe çështja e pronave të Manastirit të Deçanit, të Patriarkanës së Pejës dhe gjithandej objekteve të tjera kishtare ortodokse, të cilat të dirigjuara e të telekomanduara direkt nga Beogradi, duket se po paralajmërojnë hapur ngritjen e tensioneve dhe përsëritjen e skenarëve të njëjtë si në Mal të Zi, që në emër të mbrojtjes së pronësisë së kishave,jo vetëm të pengojnë meremetimin e rrugëve, por ta ndezin edhe gjendjen politike në Kosovë,pikërisht para përfundimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Madje edhe vet partive politike në pozitë dhe opozitë,duhet tu bëhet me dije, që të mos e vonojnë më këtë ndryshim krucial për interesin e shtetit, sikur që vepruan edhe me FSK-në, përndryshe pikërisht ato duhet të mbahen përgjegjëse për gjendjen e shkaktuar në vend, si shumicë parlamentare e përfaqësimit të interesit të shumicës, sidomos tash kur edhe meremetimi i rrugëve më jetike, pengohet në mënyrën më cinike nga janjiqët, rakiqët, vuçiqët etj, megjithëse Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare si shtet sovran dhe i lirë e i pavarur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".