Vodhi stoli në vlerë prej 1 mijë euro, paraburgim për prizrenasin

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 14:44
Vodhi stoli në vlerë prej 1 mijë euro, paraburgim për prizrenasin

Gjykata themelore në Prizren i ka caktuar masën prej 1 muaji paraburgim të pandehurit B.Q, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari kishte hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur aty stoli në vlerë prej 1 mijë euro.

“Ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri më datën 16.08.2020, rreth orës 09:30, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale Xh. J. e cila gjendet në Prizren, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit me iniciale Xh. J., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt në shtëpi duke hapur me forcë dyert e shtëpisë, depërton brenda dhe nga aty merr një zinxhir ari si dhe bizhuteri në vlerë prej 1000 euro dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

(Kosova Sot Online)