Lexoni edhe:
Profesori i njohur : Rrini të qetë, çdo gjë do të shkoj mirë, ja edhe sa ditë na duhet që virusi të shkoj në zero dhe ne të vazhdojmë jetën normale
Një punonjëse e cila bën furnizimin e supermarketeve në qytet, para 3 ditësh është konfirmuar me COVID-19, konfirmim i cili ka frikësuar stafin e të gjithë supermarketeve në qarkun e Elbasanit, pasi ajo çdo ditë ka qenë në mjediset e supermarketeve më të populluara në Elbasan.
Rasti në fjalë është mbajtur i fshehtë nga DSHP por ditën e sotme zonja në fjale e cila është rreth të 30-ave është parë duke lëvizur në qëndër të Elbasanit duke thyer rregullin e karantinës.
I mbetet Policisë për ta konfirmuar këtë dyshim të arsyeshëm, pasi përgjegjësia për mbajtjen në karantin e personave të konfirmuar është detyrë e policisë Elbasan, detyrë e cila nuk është bërë si duhet.
(Kosova Sot Online)