Raka: Numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 17:00
Raka: Numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë

Javët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të shëruarve në vendin tonë. Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar

Pas disa muajve në Kosovë  numri i personave të rezultuar pozitiv me Covid-19 ka rënë nën 100. Për këtë shifër, mikrobiologu Lul Raka thotë se kanë ndikuar shumë faktor.

 “Rreth çështjes së rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë që nga vendosja e maskave, higjiena,  ditancimi, inspektimet më të shpeshta. Ky trend mund të vazhdoj. Ta presim shtatorin të shohim se si do të rrjedhin gjëra”, thotë Raka.

Raka ka thënë se numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.

“Lajm i mirë është lajmi për uljen e rasteve, por lajm i keq është numri i vdekjeve që po ndodhin brenda 24 orëve në Kosovë”, thotë Raka.

(Kosova Sot Online)