Njoftim nga Komuna e Prishtinës: Ndryshon mënyra e pagesës së ngrohjes nga Termokosi

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 17:19
Njoftim nga Komuna e Prishtinës: Ndryshon mënyra e pagesës së ngrohjes nga Termokosi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mënyra e pagesës së faturës së ngrohjes do të ndryshojë së shpejti.

Sipas KP’së, ata që shfrytëzojnë rrjetin e ngrohtores me Tormokos do të paguajnë aq sa shpenzojnë.

“Përmes projektit PRISHTINA HEAT SAVE mënyra se si e paguajmë faturën e ngrohjes do të ndryshojë së shpejti. Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit TERMOKOS do ta paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.


(Kosova Sot Online)