Lexoni edhe:
Profesori i njohur : Rrini të qetë, çdo gjë do të shkoj mirë, ja edhe sa ditë na duhet që virusi të shkoj në zero dhe ne të vazhdojmë jetën normale
Partnerët e koalicionit LDK-AAK-NISMA, janë takuar sot në Qeveri të Kosovës pas disa përplasjeve që kanë pasur.
Liderët e tri partive në qeveri janë pritur nga kryeministri Avdullah Hoti, derisa, pas takimit ka folur kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Limaj është pyetur nga mediat nëse është diskutuar mundësia e përfshirjes së PDK’së në Qeveri në këtë takim.
Shkurtimisht, kreu i Nismës ka deklaruar se ai është për një qeverisje të gjerë dhe stabile.
“Unë gjithmonë jam për një qeverisje të gjerë dhe stabile”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)