Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës shërohet nga koronavirusi

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 21:04
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës shërohet nga koronavirusi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga COVID-19.

Rudari nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, pasi ndjehet mirë me shëndet.

“Me shëndet jam shumeë mireë dhe nesër do teë rikthehem në punë për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë”, ka shkruar ai.

Rudari kishte njoftuar më 12 gusht se ishte infektuar.

(Kosova Sot Online)