Ftesa e Speciales për Shalën, vjen reagimi i Haradinajt

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 22:39
Ftesa e Speciales për Shalën, vjen reagimi i Haradinajt

Gjykata Speciale ka ftuar deputetin e AAK’së Haxhi Shalën në rolin e të dyshuarit për 8 shtator në Hagë.

E pak kohë pasi Shala konfirmoi ftesën e Speciales, erdhi edhe reagimi i kolegut të tij nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj.

 “Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritur drejtësi për familjarët tuaj të masakruar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


(Kosova Sot Online)