U bë problem i madh ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, Hoti sot i shkon në vizitë Bashkim Ramosajt

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 09:52
U bë problem i madh ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, Hoti sot i shkon në vizitë Bashkim Ramosajt

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Deçanit. Kjo është bërë e ditur përmes  zyrës së kryeministrit të cilët kanë bërë të ditur se fillimisht do të bëhet një vizitë në komunën e Deçanit, me fillim nga ora 11:30 e  pastaj do të vazhdohet në Manastirin e Deçanit.

Ndryshe së fundmi temë diskutimi ka qenë ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. Këto punime ishte pezulluar nga kryeministri Hoti, pas reagimeve të Manastirit të Deçanit se punimet po bëhen në Zonën e Mbrojtur të tij.

Ndërsa kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj disa herë ka thënë se kjo rrugë do të kryhet me doemos, ndërsa po vazhdon kontesti shumëvjeçar për pronësi mes komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

(Kosova Sot Online)