Hajnat sulmojnë me eksploziv bankomatin e BKT-së në Veternik

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 09:30
Hajnat sulmojnë me eksploziv bankomatin e BKT-së në Veternik

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar Qendrën Tregtare “Grand Store” në Prishtinë, pasi që dyshohet se hajnat e kanë sulmuar me eksploziv bankomatin e Bankës Kombëtarë Tregtare ( BKT), duke tentuar t’i vjedhin paratë.

Se sa para janë vjedhur ende nuk dihet.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:

Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke,  me një mjet shpërthyes.

Derisa ekzaminimi po vashdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

(Kosova Sot Online)