Emri i presidentit kalon edhe kah zyrat e AAK’së, ministri i Haradinajt i përgjigjet Hazirit

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 17:38
Emri i presidentit kalon edhe kah zyrat e AAK’së, ministri i Haradinajt i përgjigjet Hazirit

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur nënkryetari të LDK’së, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kur ka folur për punën e presidentit, ka thënë se pozita e presidentit kalon nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selimi  ka thënë se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa ka shtuar se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK’së, AAK’së e Nismës

“Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte. Sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së ashtu siç kalon edhe nëpër zyret e AAK-së, e edhe në zyrat e Nismës”, ka thënë Selimi 

(Kosova Sot Online)