Thaçi vazhdon me prezantimin e bukurive të Kosovës, kësaj radhe flet për Radavcin, aty ku buron Drini i Bardhë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 10:00
Thaçi vazhdon me prezantimin e bukurive të Kosovës, kësaj radhe flet për Radavcin, aty ku buron Drini i Bardhë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mbetet ndër politikanë më aktivë në vend sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale.

Ai këto rrjete përveç që i shfrytëzon për të treguar qëndrimet e tij në lidhje me situata të caktuara, kohëve të fundit llogarinë e tij në Facebook po e përdor edhe për të promovuar bukuritë e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm presidenti ka vendosur të shpalosë bukuritë e fshatit Radavc të Pejës, aty edhe ku buron Drini i Bardh.

“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë  dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 
Burimi i Drinit të Bardhë

Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë ë dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri ë për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm. HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 26 août 2020

(Kosova Sot Online)