Qeveria serbe i vendos masa të reja këtyre katër shteteve fqinje, nuk kalohet pa test

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 10:40
Qeveria serbe i vendos masa të reja këtyre katër shteteve fqinje, nuk kalohet pa test

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të vendos masa të reja ndaj katër shteteve fqinje pas rritjes së numrit të infektuar me Covid 19.

Qeveria ka prezantuar masa për udhëtarët nga vendet me një situatë të pafavorshme epidemike, përkatësisht të Maqedonisë Veriore, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Serbi duhet të kenë një test PCR, jo më të vjetër se 48 orë nga data e lëshimit.

(Kosova Sot Online)