Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, qelës i zgjidhjes së të gjitha problemeve të tjera, edhe për krimet dhe dëmet e luftës

Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, qelës i zgjidhjes së të gjitha problemeve të tjera, edhe për krimet dhe dëmet e luftës
Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, qelës i zgjidhjes së të gjitha problemeve të tjera, edhe për krimet dhe dëmet e luftës

Dardan Grapci

  • 26 August 2020 - 07:38

Shkruan:Dardan Grapci

“Strategjia më e mençur e palës Kosovare në bisedimet me Serbinë, që do të udhëhiqet nga Kryeministri Hoti, duhet që të jetë finalizimi së pari i problemit të njohjes së Kosovës me Serbinë, e cila njohje reciproke nënkupton edhe pranimin e realitetit të krijuar në Kosovë dhe pranimin e përgjegjësisë për luftën e shkaktuar, së bashku me krimet dhe koston e dëmeve që I është shkaktuar Kosovës, problem ky i mbetur peng I pa zgjidhure 20 vjeçar, port ë mos hapet tema e kufijve të Kosovës, që të vihet në pikëpyetje gjendja aktuale e territorit me kushtetutën e vitit 1974 dhe shpalljen e pavarësisë”.

-Politikanët e Kosovës, po vazhdojnë të jenë tepër të përgjumur, madje edhe të pa përgjegjshëm, duke heshtur për plotë dy dekada lidhur me krimet serbë që janë bërë kundër popullit të Kosovës. Ata reagojnë vetëm herë pas here, sikur që u zgjuar tani pas publikimit të disa dokumenteve për të cilat thuhet se kanë të bëjnë me informacion zyrtare lidhur me mënyrën se si është ekzekutuar dhe zhdukur veprimtari Ukshin Hoti. Ky zgjim nga klasa politike ne Kosovës është vonuar, duke e pasur parasysh qe Ukshin Hoti është zhdukur nga Serbët vetëm pse e ka ngritur zërin kundër regjimit Serb të udhëhequr në atë kohë nga Sllobodan Milloshevici. Prandaj shtrohet pyetja pse pas shumë viteve kjo klasë politike tani po interesohet për gjetjen e tij apo për të marrë ndonjë informacion mbi vend-ndodhjen se ku është ose AKA ka ndodhë me të? Ky pretekst nga pala kosovare është për tu dekurajuar, e jo për tu inkurajuar, sepse në shtator kur do të takohen me palën Serbe, në prani të Richard Grenell, BE-s dhe sipas informacioneve që po flitet ku mundë të jetë prezent edhe Presidenti i SHBA-s Donald Trump, nuk do ishte rruga e duhur që të fillohet të flitet për zhdukjen e Ukshin Hotit, sepse këtë nuk do e marrin si çështje zyra e BE-s dhe z.Grenell.

Pa u rregulluar këto dy çështje esenciale të cilat kanë qenë dhe janë ende tema të nxehta, çështja e Ukshin Hotit as nuk mundë të merret si çështje e cila do të nxirrej si e veçantë në tavolinë të bisedimeve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".