500 euro gjobë nëse nuk e respektoni karantinën, këto janë krejt dënimet që parashihen me ligjin e ri

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:15
500 euro gjobë nëse nuk e respektoni karantinën, këto janë krejt dënimet që parashihen me ligjin e ri

Në ligjin e ri Anti Covid që është publikuar në Faqen Zyrtare parashihen gjoba për të gjithë ata persona që nuk e respektojnë karantinën.

Sipas këtij ligji, personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë.

Ai person që është vendosur në izolim apo karantinë dhe tenton të largohet dënohet me gjobë 500 euro dhe rikthehet në izolim.

Kushdo që hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me 500 euro gjobë.

Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej 150 euro.

Si dhe personi që del nga izolimi apo zona e karantinës pa leje përkatëse dënohet me 150 euro.

(Kosova Sot Online)