Thaçi u kërkon shqiptarëve në Malin e Zi të dalin masivisht në zgjedhje

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:08
Thaçi u kërkon shqiptarëve në Malin e Zi të dalin masivisht në zgjedhje

Presidenti Hashim Thaçin u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi, që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit.

Thaçi thotë se zgjedhjet e së dielës, Mali i Zi vazhdon forcimin e orientimit euroatlantik, e kjo, sipas presidentit të Kosovës, forcon edhe stabilitetin politik në Ballkan.

“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Thaci.

Ndryshe, Mali i Zi mban në fund të kësaj jave zgjedhjet parlamentare. 

(Kosova Sot Online)