Ramiz Lladrovci shërohet nga koronavirusi

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:25
 Ramiz Lladrovci shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se është shëruar nga koronavirusi.

Lladrovci tha se nuk ishte e lehtë mundja e këtij virusi.

 

 

Ai ka falenderuar mejkët për kudjesin ndaj tij.

Postimi i tij i plotë:

Përfundimisht u konfirmua se tashmë, COVID-19, e kam mposht plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.

Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.

Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të tjerë.

Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!.

(Kosova Sot Online)