Mediat në Serbi e japin lajmin se Vuçiq vjen nesër te Liqeni i Ujmanit, pastaj e zhdukin

  • E.K /
  • 26 gusht 2020 - 12:03
Mediat në Serbi e japin lajmin se Vuçiq vjen nesër te Liqeni i Ujmanit, pastaj e zhdukin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington ka treguar se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit.

Vuçiq ka thënë se nuk pret që të ketë problem vizita e nesërme.

“Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres, natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)