Lexoni edhe:
Shqiptarin e gjejnë të pajetë në banesë, e kishin lënë të jetonte vetëm
Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit, ku gjithandej bëhet thirrje për izolim në banesa dhe për higjenë personale.
Mirëpo pavarësisht ndërgjegjësimit të madh të qytetarëve mbi këto dy këshilla, shqiptarët përballen me ngjarje të shëmtuara, madje edhe kur vjen puna te kosumi i përditshëm.
Një qytetar nga Korça ka dërguar foto ku ai ka mbetur i shokuar nga ajo që ka parë në thesin e miellit.
Shqiptarin e gjejnë të pajetë në banesë, e kishin lënë të jetonte vetëmLexoni edhe:
Siç shihet edhe nga pamjet, në thesin e miellit të blerë në një nga fabrikat në Korçë, ai ka gjetur një mi të ngordhur.
Gjithashtu ai shprehet se përveç kësaj në brendësi gjenden edhe shumë objekte të tjera, duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e tyre.
Përveçse një situatë alarmante, këto denoncime janë edhe një këmbanë alarmi për institucionet përkatëse, të cilët mbyllin sytë kur vjen puna për të marrë masa.
(Kosova Sot Online)