Veteranët tregojnë se Specialja ka ftuar edhe një ushtar të UÇK’së

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 18:02
Veteranët tregojnë se Specialja ka ftuar edhe një ushtar të UÇK’së

Shemsedin Thaçi është i ftuari i radhës nga Specialja.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati.

Ai ka deklaruar se Thaci dhe luftëtarët tjerë të UCK’së, do të dalin faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)