Gaxherri: Duke e refuzuar Hotin, VV’ja po i refuzon detyrat që i ka ndaj vendit

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 20:44
Gaxherri: Duke e refuzuar Hotin, VV’ja po i refuzon detyrat që i ka ndaj vendit

Pas refuzimit të ftesës së kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë pjesë e takimit të 4 shtatorit në Ëashington, ka reaguar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri.

Ajo ka thënë për se mospranimi i ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje është gabim, sikur edhe që ka gabuar dhe nuk është në qeverisje.

“Ajo hatërmbetja e inati në politikë vërtetë gjithmonë është i dëmshëm në raport me vendin, në këtë rast Vetëvendosja sikur shumë gabime që ka bërë ndër ato edhe që sot nuk është në qeverisje”, tha ajo.

Ajo konsideron se refuzimi i ftesës nga VV, është një ndër gabimet që i kushton shumë vendit tonë.

Gaxherri tha se këto ftesa po bëhen për faktin, se vendi po kalon në momente të rëndësishme.

“Një refuzim i tillë është refuzim ndaj obligimeve dhe detyrave që kemi ndaj vendit”, tha ajo .

(Kosova Sot Online)