Lexoni edhe:
Mjeku Pipero: Ja çfarë duhet të bëni para se të shkoni në punë
Pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit, Vetëvendosje ende po e kritikon këtë marrëveshje.
Sipas tyre, me anë të kësaj marrëveshjeje është synuar ndarja e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje mbajti të mërkurën një konferencë për media lidhur me demarkacionin.
Kanë kaluar 5 vjet që nga nënshkrimi marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Mjeku Pipero: Ja çfarë duhet të bëni para se të shkoni në punëLexoni edhe:
E Lëvizja Vetëvendosje që për të kundërshtuar këtë marrëveshje përdori edhe gaz lotsjellës në Kuvend kur po votohej e njëjta, ende ka kritika të mëdha për këtë ujdi.
Madje në konferencën për media që mbajtën në 5 vjetorin e kësaj ujdie, po thonë se qëllimi ishte tek ndarja e Kosovës.
Ndonëse para ratifikimit në Kuvend, u krijua një komision për t’i korrigjuar gabimet eventuale, kryesuesi Shpëjtim Bulliqi akuzoi qeverinë Hoti për shfuqizimin e komisionit.
Pos kësaj çështje, Aliu e Bulliqi folën edhe për tema aktuale.
Ata kritikuan Partinë Demokratike të Kosovës, të cilët sipas tyre, janë pjesë e qeverisë Hoti.
Ndërsa bisedimet me Serbinë, nga LVV po i shohin si legjitime vetëm pasi që vendi të shkoi në zgjedhje.
(Kosova Sot Online)