Mësimi do të fillojë në shtator, mbahet në shkolla dhe online

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 20:54
Mësimi do të fillojë në shtator, mbahet në shkolla dhe online

Qeveria e Kosovës vendosi që mësimi të rifillojë në shtator, mbahet edhe në shkollë edhe online.

I pari erdhi serbi që 2 ditë më parë foli publikisht në gjuhen shqipe.

Pas Goran Rakiqit, në sallën e mbledhjeve në ndërtesën e qeverisë shkuan ministrat e AAK-së, e kështu me radhë.

E në mbledhjen e 27-të të qeverisë, pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozim vendimit për përkrahje institucionale e financiare për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, tha se procesi mësimor parashihet të rifilloi në 3 faza.

Ndërkohë pritet që çdo dy javë të shihet se si do të vazhdon të mbahet mësimi.

E kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për rifillimin e mësimit në shkolla.

Gjithashtu Hoti tregoi se edhe mësimdhënësit janë trajnuar për mësimin online.

Ky master plan u miratua me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas mbledhjes, Hoti e Likaj mbajtën një konferencë për media ku bënë apel tek të gjithë t’i respektojnë masat anti covid.

(Kosova Sot Online)