SHBA, rënie e qëndrueshme e numrit të rasteve të COVID-19
Në SHBA po vihet re një rënie e vazhdueshme e rasteve ditore të COVID-19, ndërkohë që numri i vdekjeve po i afrohet shifrës 180 000 persona.
“Që nga fillimi i gushtit, mesataren javore e SHBA-së për rastet ditore ka rënë nga mbi 60 000 infeksione të reja në pak më shumë se 40 000, me raste ditore që bien nën 40 000 gjatë tri ditëve të fundit”, raportoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
SHBA kryeson listën botërore në rastet e konfirmuara të COVID-19, me rreth 5,8 milionë.
Në të kundërt, BE ka regjistruar një rritje të rasteve, me Francën, Italinë dhe Gjermaninë që kanë raportuar rastet më të larta në muaj dhe Spanjën që po lufton me një shpërthim të mbarëkombëtar.
(Kosova Sot Online)
