“Pastrimi” paralajmëron se do t’i çojë te përmbaruesi konsumatorët që nuk paguajnë për mbeturina

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:11
“Pastrimi” paralajmëron se do t’i çojë te përmbaruesi konsumatorët që nuk paguajnë për mbeturina

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, po paralajmëron se nga data 15 shtator, do t’i çojë te përmbaruesi të gjithë klientët të cilët nuk kanë paguar borxhin ndër vite

Në një njoftim për media nga “Pastrimi”, thuhet se kjo kompani publike me vetëfinancim po ka telashe me të ardhurat pasi nuk po paguhen faturat.

“Duke pas parasysh faktin qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancim, që nënkupton qe të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet, mos pagesa e faturave te mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës se pandemisë”, thotë njoftimi.

“KRM “Pastrimi”, Sh.A. njofton gjithë klientet se duke filluar nga data 15 Shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

(Kosova Sot Online)