Flet Gani Geci pasi Shaban Syla i kërkoi falje nga burgu

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:44
Flet Gani Geci pasi Shaban Syla i kërkoi falje nga burgu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka bërë të ditur se pranon kërkimfaljen e Shaban Syles, pasi ky i fundit tha se djemtë e tij ishin të pajisur me armë për shkak se kishin dyshime se ishin sulmuar nga njerëzit e Gecit.

Geci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai e pranon kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujtdo qoftë.

Sipas tij, jo vetëm Sylës por kujtdo që i ka noddhur ndonjë e keqe nga familja Geci që 120 vite e këndej, ata janë në gjendje që t’i përgjigjen.

Debati mes Gecit dhe Sylës nisi pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas, ku i dyshuar kryesor për këtë krim është djali i Shaban Sylës, Leutrimi.

Akuzat e Sylës drejt Gecit, i mohoi ky i fundit duke u betuar në 48 pleq se djemtë e tij nuk kanë dorë në këtë çështje dhe si pasojë e kësaj Shaban Syla i kërkoi falje publike Gecit.

E Shaban Syla përmes burgut i kërkoi falje Gecit duke thënë se ka bërë deklarata të nxituara.

“Rastin që ju ndodhi fëmijëve të mijë, gazetarja më pyeti përse fëmiju juaj mban armë pa leje: Unë i thash për shkaqe sigurie sepse kemi qenë të sulmuar nga njerëz të panjohur, dyshojmë që kanë qenë njerëz të Gani Gecit. Pas reagimit tim, që je në gjendje të betohesh me 48 pleq e ndjej për obligim moral dhe njerëzor t’i them: Gani, paskam qenë i nxitur nga informatat e pa verifikuara dhe dashakeqe për këtë arsye pasi pas këtij reagimi tuaj më detyron në në mënyrën më të sinqertë, publikisht ty Gani Geci dhe familjes tuaj, t’i kërkoj falje publike”, ka deklaruar të dielen Syla.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Gani Gecit:

Të nderuar qytetarë,
Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.
I thash gazetarit prit pak ta lexoj dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.
E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje . Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1945, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.

Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i vrarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.
Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë.

(Kosova Sot Online)