Trupa amerikane nga Garda Kombëtare e Michiganit nisen drejt Kosovës

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 15:15
Trupa amerikane nga Garda Kombëtare e Michiganit nisen drejt Kosovës

Guvernatorja e Michinganit, Gretchen Whitmer, e cila është edhe komandante e përgjithshme e Gardës Kombëtare të Michiganit i është adresuar Batalionit të 3-të dhe regjimentit të 238 të aviacionit përpara se ata të nisen për Kosovë.  

Në këtë adresim ajo ka qenë bashkë me major-gjeneralin, Paul Rogers, të cilët kanë falënderuar secilin prej ushtarëve për guximin e tyre dhe për shërbimin në Michigan dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam e nderuar që të kthehem këtu me ushtarët dhe anëtarët e familjeve të Batalionit të 3-të dhe regjimentit 238 të aviacionit tashmë kur ata do të shkojnë në Kosovë për operacione paqeruajtëse. I përulem përkushtimit të tyre për sigurinë e kombit dhe vlerësoj sakrificën me të cilën do të përballen në muajt në vijim ata dhe familjet e tyre”, ka thënë guvernatorja Whitmer.

“Garda nacionale e Michiganit ka vazhduar që të jetë një pjesë e rëndësishme e luftës kundër COVID-19. Derisa anëtarët tjerë vazhdojnë që të asistojnë komunitetin me ushqim, ushtarët tonë meshkuj e femra përgatiten që të zbarkojnë në Kosovë për të ofruar një ambient të sigurt për rajonin”, ka përfunduar ajo.

(Kosova Sot Online)