Lexoni edhe:
Greqia dhe Turqia larg pajtimit lidhur me pretendimet në Mesdhe - Merkel i ka dy fjalë
Përshkallëzimi i rrezikshëm i tensioneve mes dy vendeve anëtarë të Nato-s, ka nxitur reagimin e aleancës më të madhe ushtarake të botës, teksa rajoni e mbarë globi shohin me shqetësim se çfarë kthese do të marrë situata në Mesdhe.
Kreu i Nato-s, Jens Stoltenberg, tha se është në kontakte të vazhdueshme me Greqinë dhe Turqinë. “Mesazhi im është se situata duhet zgjidhur sa më shpejt në frymën e solidaritetit mes aleatëve dhe në linjë me ligjin ndërkombëtar. Dialogu dhe shtensionimi i gjendjes janë në interesin e të gjithëve”, u shpreh ai.
Greqia dhe Turqia larg pajtimit lidhur me pretendimet në Mesdhe - Merkel i ka dy fjalëLexoni edhe:
Komentet e veta, Stoltenberg i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel, vendin e të cilës, numri një i aleancës e lavdëroi për pozicionin që ka marrë në këtë konflikt dhe përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje konstruktive përmes dialogut.
Merkel theksoi se Gjermania është shumë e shqetësuar nga fakti që dy aleatë të Nato-s gjendet kaq pranë përballjes ushtarake në Mesdheun Lindor. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas vizitoi këto ditë edhe Greqinë dhe Turqinë duke i inkurajuar të dy vendet të ulen e të bisedojnë për daljen nga kriza.
Në përpjekje për të bllokuar pretendimet territoriale detare të Turqisë, Greqia nënshkroi marrëveshje për zonat ekonomike ekskluzive me Italinë në 9 qershor dhe Egjiptin në 7 gusht. Këtë të fundit Ankaraja e quajti të “pavlefshme”, me arsyetimin se Greqia dhe Egjipti nuk ndajnë mes tyre asnjë kufi detar, ndërsa shtoi se zona e shënuar në atë marrëveshje, ndodhet në fakt sipas saj, në shelfin kontinental turk.
(Kosova Sot Online)