Kryeministri me tre ministra në SHBA, VV dhe PDK refuzojnë të dërgojnë përfaqësues

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 20:57
Kryeministri me tre ministra në SHBA, VV dhe PDK refuzojnë të dërgojnë përfaqësues

Deri sot është konfirmuar se pjesë e ekipit të dialogut për Uashington do të jetë kryeministri, Arban Abrashi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj.

Mirëpo ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë përfaqësues nga NISMA.

Tre ministra të qeverisë janë konfirmuar si pjesë e ekipit, nuk dihet kush do të jetë nga NISMA.

Më pak se dhjetë ditë kanë mbetur deri në datën kur do të ndodh takimi i Uashingtonit.

Në kryeqendrën amerikane, do të vazhdoj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, duket se delegacioni i Kosovës ende nuk është kompletuar.

Pos, kryeministri Avdullah Hoti, ekipi e Kosovës do të përbëhet edhe nga të paktën 3 ministra.

Bashkë me shefin e qeverisë, do të udhëtoj edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ndërsa atje Uashington prezent do të jenë edhe dy ministra nga radhët e AAK-së.

Bëhet fjalë për Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

T7 ka kontaktuar edhe Nismën Social Demokrate.

Por, nga ky subjekt politik kanë thënë se ende nuk dihet se kush do të jetë në Uashington  nga radhët e tyre.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike e shohin si një mundësi të mirë, takimin e 4 shtatorit për shtetin e Kosovës.

Ndërsa si të rëndësishme emrat që do të jenë pjesë e këtij takimi, e vlerëson, analisti Faton Abdullahu,  

Por,  ndryshe mendon analisti Ilir Ibrahimi.

Ibrahimi e sheh si të parëndësishme se kush do të jetë pjesë e ekipit dialogues.

Ibrahimi, thotë se në këtë takim mund të ketë edhe ndonjë paraqitje të presidentit amerikan Donald Trump.

Fillimisht takimi i Uashingtonit ishte planifikuar që të ndodh me 2 shtator, por për cështje organizative ishte shtyrë për dy ditë.


(Kosova Sot Online)