Delegacioni kosovar niset pa unitet për në Uashington

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 21:05
Delegacioni kosovar niset pa unitet për në Uashington

Mirëpo ani pse në vazhdimësi është kërkuar uniteti politik para takimit në Uashington, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues.

Në zyre të tyre, erdhi një letër nga shefi i qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje u ftua nga kryeministri Avdullah Hoti, që të dërgoi një përfaqësues në delegacionin që udhëton për në Uashington.

Mirëpo partia që qeverisi me vendin për 4 muaj, po i sheh si të kota këto thirrje për unitet.

Edhe lideri i partisë tjetër opozitare, Kadri Veseli, u ftua nga shefi i ekzekutivit, por edhe ai e refuzoi një gjë të tillë.

Mirëpo kjo thirrje për unitet po cilësohet si e vonuar, nga  eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Drilon Gashi.

Gashi thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet që të mungoj në takimin e Uashingtonit.

Në këtë takim mes Kosovës dhe Serbisë, është paralajmëruar se do të diskutohet për cështje ekonomike.

(Kosova Sot Online)