Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij

  • A.P /
  • 30 June 2026 - 13:00
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Fushë Kosovë, një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në raport shtohet edhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

‘’HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 29.06.2026 – 12:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)