Historia e rëndë/ Shkon të marrë trupin e mamasë në morg, djali tronditet nga ajo që mëson

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 11:00
Historia e rëndë/ Shkon të marrë trupin e mamasë në morg, djali tronditet nga ajo që mëson

Një situatë e pabesueshme i ka ndodhur një familjeje në Serbi. Dy vëllezërit shkuan të marrin trupin e nënës së tyre në morg, por ishin vonë. Një burrë, që besoi se ajo ishte gruaja e tij, e kishte tërhequr trupin përpara tyre, gabimisht.

70-vjeçarja kishte ndërruar jetë gjatë një operacioni në spital.

Boris Ilijev, djali i të ndjerës me inicialet E.I. thotë se ishte tronditur kur zbuloi se trupi i nënës së tij i ishte dhënë një burri.

“Nëna ime E.I. (70) nga Nishi ndërroi jetë pas operacionit në spital të Shtunën. Unë e kisha caktuar funeralin për të Dielën në orën 12, por kur erdha të marr trupin në orën 10.40 atë ditë, unë as nuk mund ta merrja me mend se çfarë më priste.

Kam paguar 12.500 dinarë për shpenzimet e funeralit, por tronditja erdhi kur arritëm të tërhiqnim trupin. Punëtori më pyet, cili është emri dhe mbiemri i të ndjerës, i thashë E.I.

“Ajo thotë se ka ikur”, më tha.

Ku shkoi ajo?, e pyes dhe nuk e besoj. Ai thotë se një burrë erdhi për identifikim pak kohë më parë dhe e çoi gruan e tij në Bor.

‘Kush erdhi?’, nuk mund ta besoja atë që dëgjova, si mund të vinte e ta merrte në Bor? Por ai thotë, se burri kishte ulëritur mbi trupin e saj, e puthi, dhe qantë pa pushim. Tha se e kishte njohur: “po, kjo është gruaja ime”, e mori trupin dhe iku”, rrëfen djali.

E sikur të mos mjaftonte kjo, i biri i viktimës shton se u trondit dhe nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte ku punëtorët e morgut i thanë që kishin një trup tjetër që mund ta merrte.

Punonjësit e morgut më pas gjetën numrin e telefonit të burrit që erdhi nga Bor dhe e telefonuan duke e lajmëruar: “Kthejeni furgonin pas, ju morët trupin e gabuar”.

Furgoni u kthye brenda një ore, në orën 12:15 p.m, e familjarët e të ndjerës, e prisnin trupin në varreza.

(Kosova Sot Online)