Gjeti 200 euro në një rrugë të Prishtinës, qytetari i dorëzon në Polici

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 20:50
Gjeti 200 euro në një rrugë të Prishtinës, qytetari i dorëzon në Polici

Një qytetar nga Prishtina i dërgoi në polici mbi 200 euro që i gjeti sot në “Lagjen e Muhagjerëve”.

I njëjti, në polici deklaroi se paratë i ka gjetur në rrugë.

 

Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës e ka falënderuar qytetarin për bashkëpunimin dhe ka ftuar pronarin e parave të lajmërohet në stacion për t’i kryer procedurat e nevojshme për pranimin e parave të humbura.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura.

(Kosova Sot Online)