Asnjë ankesë nga qytetarët, AKK thotë se nuk ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës për çmimet e testeve Covid-19

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 21:31
Asnjë ankesë nga qytetarët, AKK thotë se nuk ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës për çmimet e testeve Covid-19

Autoriteti i Konkurrencës deri më tash nuk ka marr asnjë ankesë nga qytetarët për çmimet që po ofrojnë laboratorët privatë.

Madje sipas AKK-së, gjatë inspektimeve nuk është arritur të identifikohet ndonjë parregullsi që bie ndesh me ligjin e konkurrencës.

AKK nuk gjen shkelje për çmimet e testeve për koronavirus, thotë se deri tash nuk po shkelet Ligji i konkurrencës.

Mbi 100 laboratorë privatë janë të licencuar për të kryer testimet për virusin korona.

Mirëpo, jo të gjithë këtë shërbim e kryejnë me çmim të njëjtë.

E pavarësisht kësaj, ndryshimi i çmimeve nga klinika në klinikë por edhe nga vendi në vend, nuk bie ndesh me Ligjin e konkurrencës.

Ndërkaq, për dallimet e çmimeve në barna, në konferencë të AKK-së, u tha se përcaktimi i çmimeve në librat fiskal ndryshe me çmimet e komunikuara për qytetarët është përgjegjësi e Inspektoratit të Tregut.

(Kosova Sot Online)